Copy

Buletini Korrik 2018

Të nderuar abonentë! Mirëseerdhët në buletinin e childhub në gjuhën shqipe për muajin Korrik 2018. Të mëposhtmet janë burimet që kemi përzgjedhur për ju për këte muaj. Ju urojmë lexim e përdorim të mbarë!

Lajme

04.07.2018

  Në fund të prillit të vitit 2018, UNICEF nisi programin #iamsafeonline, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, për të adresuar përpjekjet e përgjithshme për parandalimin dhe mbrojtjen e abuzimit seksual të fëmijëve dhe shfrytëzimit (CSEA) online...

Njoftime

23.07.2018

Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeç ftohen të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas temave...

World Vision në Shqipëri dhe Kosovë ka publikuar një thirrje që fton organizata lokale/ universitete që punojnë me ose nëpërmjet vullnetarëve të rinj të moshës 16-24 vjeç për t'u angazhuar në aktivitete psikosociale, ndërgjegjësime, fushata,...

Mundesi Punësimi

02.08.2018

  Terre des hommes Kosova po kërkon të rekrutojë një Koordinator Projekti për Kosovën si pjesë e programit të Drejtësisë për të Mitur. Për informacion të detajuar në lidhje me kërkesat dhe aplikimin klikoni ketu

07.08.2018

  UNICEF Albania po kërkon individë të talentuar për të aplikuar për pozicionin Asistent Programi në UNICEF Tirane. Ai/ajo do të mbështesë programin, duke ofruar një varg mbështetjesh procedurale, administrative dhe operacionale në zhvillimin,...

Publikime

12.06.2018

  Më 12 qershor 2018, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë miratoi Vendimin mbi rregullat e funksionimit të Ekipit Ndër-Sektorial për mbrojtjen e fëmijëve, që veprojnë në nivel vendor. Vendimi bazohet në nenin 6 i ligjit nr.18, 2017 për mbrojtjen e të...

01.06.2018

  Raporti i "Shoqërisë Civile në Veprim për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve" synon të identifikojë praktikat inovative dhe më të mira nga projektet e zbatuara përmes skemës së sub-granteve që mund të përsëriten më tej. Mund të shërbejë për...

Stafi i Childhub.org ju uron përzemërsisht pushime verore të mbara!

Projekti financohet nga Agjensia Austriake për Zhvillim, Bashkimi Europian, Fondacioni Oak, Terre des hommes dhe Kanton Zürich.