Copy

Ky është një numër i vecantë i buletinit të Childhub në Shqip me tematikë: “Asistencë pas Termetit”

Ai ka për qëllim t’u vijë në ndihmë të gjithë profesionistëve apo vullnetarëve që po kontribuojnë së fundmi në zbutjen e pasojave psiko-sociale të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nentorit, 2019.

Mos hezitoni të na kontaktoni në rast nevoje të mëtejshme për orjentim, lehtësim apo ndarje burimesh të nevojshme profesionale. Personi i kontaktit, për Childhub Shqipëri: Valbona Carcani – Mane

Adresa e emailit: valbona.carcani@tdhalbania.org

Multimedia

03.12.2019

  Pamjet në këtë infograf ilustrojnë rregullat themelore që duhet të merren parasysh nga kushdo, kudo që të jenë në momentin e një tërmeti. Sugjerohet të përdoret në vendet e punës ose në cfaredo institucioni arsimor.

01.06.2014

  Ky film i animuar edukativ është prodhuar nga programi i Save the Children në Gjeorgji dhe është përshtatur në shqip në kuadër të zbatimit në Shqipëri të projektit "Garantimi i Mbrojtjes dhe Përgatitjes gjatë Emergjencave"

31.03.2016

Lëvizje, Lojëra dhe Sport është një metodologji joformale e edukimit, e zhvilluar nga Terre des hommes Foundation, që synon të zhvillojë kompetencat profesionale dhe personale të animatorit, me qëllim rritjen e aftësive psikosociale dhe emocionale...

Kurs online

13.01.2020

Si i tejkalojnë përvojat e rrezikshme fëmijët për të patur sukses në jetë? Cfarë mund të bëhet për të mbrojtur të rinjtë në rrezik nga traumat, lufta, katastrofat dhe fatkeqësitë natyrore? Mësoni rreth rëndësisë së nxitjes së reziliences tek fëmijët...

Mjete Profesionale

01.01.2011

  Ky udhëzues përfshin ndihmën e parë psikologjike që përfshin ndihmë humane, mbështetëse dhe praktike për njerëzit që vuajnë nga ngjarje të rënda. Eshtë shkruar për njerëzit që ndihmojne ata që kanë përjetuar një ngjarje tejet shqetësuese. Ai jep...

01.01.2012

  Ky manual përfshin 15 lojëra tradicionale të përdorura nga profesionistë në Shqipëri, Moldavi dhe Rumani qe përfshijnë elemente specifike psikosociale që synojnë fëmijët e moshave 4-14 vjeç. Përveç lojërave, manuali përfshin gjithashtu një...

01.01.2016

  Krijimi i hapësirave miqësore për fëmijë, nga përvoja e gjerë në shkallë ndërkombëtare, jo vetëm që siguron mbrojtje, por ndihmon fëmijët e traumatizuar të rizbulojnë një sens të çmuar të normalitetit, që është thelbësor për të filluar dhe...

03.12.2019

  Grupi i Punës për Mbrojtjen e Fëmijëve (CPWG) ka prodhuar një video se si të përdoren "Standardet minimale për mbrojtjen e fëmijëve në manualin e veprimeve humanitare". Kjo video shqyrton se si të punoni me standardet pasi t'i keni lexuar ato....

01.01.2007

  Ky manual u krijua pas një projekti të iniciuar në 2005 në Terre des hommes, i quajtur "Lëvizje, Lojëra dhe Sport për zhvillimin psikosocial të fëmijëve". Ky projekt filloi në vitin e Kombeve të Bashkuara kushtuar Sportit dhe Edukimit Fizik, me...

01.01.2006

  Ky udhëzues është rezultat i një pune të ndërmarrë pas 11 shtatorit 2001. Ai synon të sigurojë udhëzime edukative dhe praktike për të ndihmuar shkollat, prindërit dhe të tjerët që kujdesen për fëmijët, të kuptojnë dhe t'i përgjigjen reagimeve të...

Projekti financohet nga Agjensia Austriake për Zhvillim, Bashkimi Europian, Fondacioni Oak, Terre des hommes dhe Kanton Zürich.